Kryesia

Profilet e themeluesve dhe anëtarëve të bordit

Skender Nikoliqi – Co. President

Skender Nikoliqi, vjen nga Gjakova dhe është bashkë themelues i GjakovaBasel. Për ata që e njohin, ai është themelusi i ABSM (Qendra këshilluese shqipëtare për migrantë). Kontributi i tij është çelës për zhvillimin dhe suksesin e këtij institucioni në Basel, i rëndësishëm në trajnimin dhe integrimin e migrantëve në Zvicër.

Prej vitit 1991 ai ka ndërmarrë shumë aktivitete kulturore, ndërkulturore dhe humanitare jo vetëm për shqipëtarët por edhe për njerëz me kulturë dhe prapavijë të ndryshme. Ai mban kontakte të ngushta me shumë shokë, të afërm dhe udhëheqës në Gjakovë.

Është inxhinier i diplomuar dhe jeton dhe punon më shumë se 30 vite në Basel. Ngrohtësia dhe përvoja e tij ndërkulturore e bëjnë atë të jetë shembull për GjakovaBasel.

Dr. med. Xhezide Lumi – Nënkryetare

Dr. med. Xhezide Lumi vjen nga Prishtina. Fakultetin e mjekësisë – drejtimi i Pergjithshem e mbaroi ne Prishtine ndërsa në Zvicër studjoi Psikologjinë Sociale.

Aktualisht punon si kryemjeke në Ambulanten Centrale, në Klinikën Psikiatrike të fëmijëve dhe të rinjëve në Windisch, Kantoni i Aargaut. Studimet Postgraduale i filloi dhe është në përfundim e sipër  të organizuara nga tri Universitetet Zviceriane në drejtimin „Psikoterapeute  e sjelljes së fëmijëve dhe te rinjëve si dhe e terapisë  sistemike”. Njëkohësisht ndjekë spezializimin në akademinë mjekësore gjermane në drejtimin „Psikoterapeute për Prindër-Fëmij të vegjël- Psikologji e thellë”.

Moto e Dr. Lumit eshte “Dum Spiro Spero“, (“Derisa marrë frymë shpresoj“). Ajo shpreson që një ditë të kthehet dhe të kontriboj me specializimin e saj specifik në shëndetesin shqipëtare dhe njëkohësisht të jetë një urë ndërlidhëse mes mjekësisë Zvicëriane dhe gjithë trevave shqipëtare.

Nazmi Jakurti – Anëtar i Bordit

Nazmi Jakurti, i arësimuar si jurist dhe mediator, angazhohet tash e tridhjetë vite, me shkathtësi diplomatike dhe me shumë pasion, për integrimin e shqiptarëve në Zvicër dhe për miqësinë në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Ai punon si sekretarë sindikal dhe këshilltarë juridik në sindikatën Unia, në Bern.

Nazmi Jakurti është që nga viti 2010 Kryetar i lidhjes së sindikatave të regjionit Oberaargau (Präsident des Gewerkschaftsbundes Oberaargau). Angazhimet e shumta vullnetare, ndër të tjera si Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, Anëtarë i Komisionit për integrim të kantonit Bern, Anëtarë i Kryesisë së ABSM në Basel, Docent inordinar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Bern (PH Bern) etj. e bëjnë atë aktivistin më të rrjetëzuar të komunitetit shqiptarë në Zvicër dhe Anëtarë ideal të Kryesisë së „GjakovaBasel“.

Gzim Hasanaj – Anëtar i Bordit

Gzim Hasanaj, nga viti 1991 jeton në Zvicërr, me prejardhje është nga Komuna e Istogut, Kosovë.

Ka studiuar për Elektronikë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në Zvicërr ka mbaruar master për Shkenca Sociale. Njeherit eshte zgjedhur asambleist ne kantonin e Baselit.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur. Përveq qështjeve sociale, ku është i angazhuar profesionalisht, fusha të interesit të tij janë: kultura, muzika, literatura, politika, etj.

Besim Pajaziti – Anëtar i Bordit

Besim Pajaziti, vjen nga Prishtina dhe është bashkë themelues i ABSM (Qendra këshilluese shqipëtare për migrantë).

Prej vitit 1995 përmes Forumit rinorë gjithëkombëtarë  ai ka ndërmarrë shumë aktivitete kulturore, ndërkulturore dhe humanitare. Është Menaxher i Logjistikës në sektorin Farmaceutikë, i diplomuar në Master për Leadership dhe Management.

Përvoja menaxheriale dhe komunikimi në gjuhën gjermane, frënge dhe angleze rrumbullaksojnë profilin e tij.