Vizioni dhe Misioni

Kosovë – Zvicër

Njohje- Bashkëpunim- Miqësi

Misioni

Promovimi i njohjeve  të përbashkëta, bashkëpunimi reciprok dhe ndërkufitarë me projekte ndërmjet njerëzve dhe institucioneve me fokus rajonal qytetet si Gjakova, Kosovë, dhe Baseli, Zvicër, në të gjitha fushat e kulturës, ekonomisë, shoqërisë civile dhe ndërveprimit social duke ofruar dhe ndërmjetësuar informacione dhe kontakte si dhe duke inkurajuar e duke realizuar projekte të reja.

Model

Kosova posedon burime të larmishme e trashëgimi të pasur kulturore dhe ka potencial për zhvillim, bashkëpunim dhe solidaritet me njerëz dhe institucione në Evropë dhe në botë. Posaçërisht diaspora, por edhe të gjithë banorët tjerë të Zvicrës që janë të interesuar për një zhvillim pozitiv në Kosovë, mund të bëjnë një kontribut të veçantë. Kjo zgjon kurreshtje për të panjohurën por edhe ndërgjegjësim të dyanshëm dhe njohje. Nga ky bashkëpunim mund të lindë dhe eventualisht të krijohen lidhje të reja miqësie.

Ky bashkëpunim i ndërsjellë promovon dhe përkrah gjithashtu bashkëpunimet ndërmjet grupeve dhe njerëzve brenda Kosovës si dhe përbrenda diasporës në Zvicër. Bashkëpunimi gjithashtu nxit edhe integrimin e ndërgjegjshëm e vullnetar të kosovarëve në Zvicër. Prejardhja, historia dhe kultura e tyre është pjesë me vlerë e identitetit të tyre  ndërsa për popullsinë  zvicerane  pasuri e Zvicrës.