ZANAFILLA

GjakovaBasel i ka dy rrënjë:

– njëra është qendra këshilluese shqipëtare për migrantë e themeluar më 1997 në Basel së bashku me themeluesit dhe anëtarët e saj si dhe
– tjetra është veprimtaria e Dorothea Fankhauser prej 2005.

ABSM– Prej shoqatës për migrantë në institucion për integrim, edukim dhe trajnim të avancuar

ABSM është shoqatë e cila u themelua në vitin 1997 nga emigrantë shqiptarë në Zvicër. Qendra ABS e atëhershme ishte pikë kryesore për migrantët nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe ofronte përveç kurseve të gjuhës gjermane për gra dhe të rinjë shqipëtarë edhe këshillime dhe ndihmë mbi baza vullnetare. Që nga viti 2000 ABSM është angazhuar me programet kthyese të qeverisë, kryesisht ju ka ndihmuar migrantëve kosovarë të kthyer në Kosovë . Në vitin 2000 në Gjakovë u hap institucioni për trajnim të avancuar për ata që ishin kthyer. Ky institucion ofron kurse bazë në administrim biznesi si dhe kurse gjuhësore për të rinjë e të rritur dhe u mundëson këtyre, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike dhe papunësisë, një perspektivë për të ardhmen.
Me mbështetjen e autoriteteve në Basel u bë edhe ndërrimi i emrit prej ABS në ABSM – qendra për edukim dhe këshillim të migrantëve. Në bashkëpunim me autoritetet e Kantonit Basel dhe me lidhjet e mira me rajonin dhe më gjerë, ABSM zgjeroi ofertat dhe e përmirësoi cilësinë. më shumë