Projektet në vazhdim

Trajnimi në masazhën e këmbëve dhe aplikimi i vajrave të ngrohtë në pika të caktuara

Udhëheqëse: Jenny Smith- fizioterapeute, Basel, Zvicër, www.ruheraum-massage.ch

Asistente: Raphaela Hasler, fizioterapi trupore biodinamike, www.geburtsvorbereitung-basel.ch

Organizimi: Yllka Kuqi, Dorothea Fankhauser

Data: 16 – 18.05.2014, Vendi:  Spitali rajonal „Isa Grezda“, Gjakovë

Për herë të parë patëm rastin të organizojmë një projekt në fushën e mjekësisë në repartin e fizioterapisë në spitalin rajonal „Isa Grezda“ në Gjakovë.  Jenny Smith e spezializuar në fizioterapi dhe me një mori trajnimesh në Shiatsu, masazhë  tibetiane dhe teknika e masazhe të tjera, u ftua së bashkë me Raphaela Hasler, asistente, të bëjnë një kurs për fizioterapeutet.  Trajnimi ishte pa pagesë, ndërsa për hapësirën dhe për ushqimin gjatë trajnimit u përkujdes drejtori Dr. Haxhi Kamberi.

Shpenzimet tjera u morrën nga organizatorët dhe udhëheqësit. Interesimi i pjesmarrëseve ishte i madh, atmosfera e ngrohtë, ndërsa pas çdo ushtrimi atmosfera sa vinte e bëhej edhe më e këndshme.  Shumë shpejt filloi edhe puna intensive me masazhën.  Pasiqë koha ishte shumë e shkurtër për këtë fushë të gjerë, si pikë kryesore ishte masazha e këmbëve dhe aplikimi i vajrave të ngrohtë në pika të caktuara. Puna është kryer në grupe ndërsa pjesëmarrëset herë kanë patur rolin e pacientit e herë të fizioterapeutës. Në këtë mënyrë mësohej edhe më mirë teknika e masazhës.

Entuziazmi i të dyja palëve ishte i madh ndërsa rezultatet e punës intensive tre ditore vëreheshin në fytyrat e kënaqura të pjesmarrëseve.  Gjatë ndarjes së vërtetimeve u shpreh dëshira për kurse dhe trajnime të tjera në të ardhmen. Dr. Mirlinda Byci- Lila dhe Dr. Dashurije  Koshi u deklaruan të gatshme të organizojnë në të ardhmen kurse dhe trajnime ndoshta me temë: përgatitja e shtatzënave për lindje.  Sigurisht që Jenny dhe Raphaela do të vijnë me shumë kënaqësi në të ardhmen. Projekti ishte intensiv, i shkurtë dhe i efektshëm dhe shpresojmë që do të vazhdojë në të ardhmen.  Ky projekt praktik është shembulli i duhur se çka dëshiron të përkrah dhe realizojë  dhe çfarw ka pwr qwllim iniciativa jonë e re GjakovaBasel.