Komiteti mbështetës

Komiteti mbështetës (sipas alfabetit)

z. Shyqri Nimani, Profesor i arteve aplikative dhe dizajnit në Kolegjin AAB, Dekan U.D në Kolegjin AAB. (Anëtar nderi/ Inmemoriam)

z. Basil Schader, Prof. em. Dr. Dr., Germanist dhe Albanolog, didakt i gjuhes, autor i shume librave ne gjuhën shqipe dhe gjermane.

z. Fehmi Fetahi, Kryetar nderi i rrjetit të biznesmenëve shqiptarë në Zvicër, pronar i Fetaxid AG në Altbüron dhe Vali Ranch në Përlepnicë, Gjilan.

z. Ilir Gjinolli, Dr. Techn., Arch.Dipl.Eng., Ligjërues në Fakultetin e Arkitekturës, Universiteti i Prishtines.

z. Ruzhdi Sefa, Prof. Dr., Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve ” Jakova”,  Gjakovë.

z. Sali Bashota, Prof. Dr., Profesor i rregullt, Departamenti i Letërsise Shqipe, Gjuhës Shqipe.

z. Shkelzen Doli, Violinist, Filharmonia e Vjenës.

Me antarësimin e tyre, këto personalitete pajtohen që të :

  • vlerësojnë në mënyrë pozitive synimet e shoqatës sonë,
  • vlerësojnë punën e shoqatës të rëndësishme, përkatësisht të ligjshme për mbështetje,
  • jenë të gatshëm të dëshmojnë në raste të përshtatshme për ekzistencën dhe punën e shoqatës si dhe të na vënë në kontakt me institucione dhe personalitete, të cilët duhet të kenë njohuri për punën dhe veprimtarinë e shoqatës sonë e që mund të jenë të interesuar për bashkëpunim.

Antarësimi i tyre është kërkuar nga Kryesia e GjakovaBasel ndërsa emërimi është bërë me pëlqimin e tyre. Kryesia pranon në çdo kohë kërkesa të drejtpërdrejta ose komente apo rekomandime mbi personalitete të përshtatshme për tu bërë pjesë e shoqatës sonë.