Mediat rreth nesh

Fundjave Kulturore Shqiptare ne Basel te Zvicres

                       (kliko ne foto per me shume nga gjakovapress fq:24/25)

Fundjavë Kulturore Shqiptare me 17 dhe 18 nentor në Basel, e larmishme dhe emocionuese…

“Fundjavë Kulturore Shqiptare” në Basel”18/19 nëntor, e larmishme dhe emocionuese (me shume nga prointegra)

“Fundjavë Kulturore Shqiptare” në Basel” 18/19 nëntor, e larmishme dhe emocionuese (me shume nga botasot.info)

Roli i ABSM në sektorë të ndryshëm në Kosovë, me fokus të veçantë në arsim (me shume nga albinfo.ch)

Vepra e akademik Shyqri Nimanit, pjesë e “Fundjavës Kulturore Shqiptare”(me shume nga albinfo.ch)

Kandidatët shqiptarë tregojnë “çfarë nuk ka ecur” në zgjedhjet federale të Zvicrës (me shume nga albinfo)

Një “Fundjavë Kulturore Shqiptare” me Stefan Çapalikun dhe me frymë Shkodre (me shume nga albinfo.ch)

Përmbyllja e kurseve 2022-2023 nga ABSM, veprimtari e larmishme nga festa vjetore

Kliko ne foto per videon e plote:

ABSM: Përmbyllja e kurseve 2022-2023 bashkon shqiptarë, zviceranë, ukrainas

Kliko ne linkun me poshte per me shume:

Veprimtari e larmishme, emocionuese dhe mbresëlënëse nga ABSM, Basel (me shume nga koha.net)

ABSM: Përmbyllja e kurseve 2022-2023 bashkon shqiptarë, zviceranë, ukrainas (me shume nga prointegra)

Menjë veprimtari të pasur kulturore u shënua përmbyllja e kurseve 2022-2023 të ABSM (me shume nga albinfo.ch)

ABSM: Përmbyllja e kurseve 2022-2023 bashkon shqiptarë, zviceranë, ukrainas (me shume nga gjakovapress fq:18/19)

Mbahet konferencë shkencore në 25 vjetorin e “ABSM” dhe ” Lidhjes Shqiptare në Botë” në Basel

Kliko linkun me poshte per me shume:

Sprovë për përgjigje shkencore “Sfidave të Botës shqiptare në mileniumin e ri” (më shume nga albinfo.ch)

Mbahet konferencë shkencore në 25-vjetorin e ‘Lidhjes Shqiptare në Botë dhe ABSM’ në Basel(më shume nga kallxo.com)

Anëtari i Komitetit Mbeshtetës të “GjakovaBasel” artisti Shyqri Nimani, promovon librin ” 78 ditë bombardime të NATO-S”.

Në 14 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës promovohet libri ” 78 ditë bombardime të NATO-S” i autorit Shyqri Nimani, njëherit kaligrafistit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Nimani në këtë vepër ka rihapur arkivat e  mediave britanike, për t’i bërë bashkë krejt raportimet.  Kjo vepër vjen si rezultat i punës disavjeqare në përmbledhjen e artikujve te gazetave britanike që mbuluan 78 ditë bombardimet e NATO-S në luftën e Kosovës.

Kliko në foto për më shumë:

Koncert “Nëpër gjemba drejt yjeve” me thesarin muzikor të artistit multidimensional dhe anëtarit të komitetit mbështetës të “GjakovaBasel” Shyqri Nimani

Kliko ne foto: 

Shoqata “GjakovaBasel” dhe shoqata e intelektualëve ” Jakova”

organizuan Akademi Solemne kushtuar 28 nëntorit dhe

veprimtarit Ibrahim Fehmiu.

Kliko për më shumë:

Figura atdhetare e Ibrahim Fehmiut, frymëzim per gjeneratat (më shumë, nga albinfo.ch)

Akademi Solemne kushtuar 28 nëntorit dhe mësuesit të popullit, intelektualit të kohës, veprimatrit dhe atdhetarit Ibrahim Fehmiu. (më shumë, nga prointegra.ch )

Akademi Solemne kushtuar 28 nëntorit dhe mësuesit të popullit, intelektualit të kohës, veprimatrit dhe atdhetarit Ibrahim Fehmiu. ( më shumë, nga GjakovaPress,  faqe 4, 5)

Shoqata “GjakovaBasel” dhe shoqata e intelektualëve ” Jakova”

organizuan Akademi Mirënjohjeje për Shyqri Nimanin,

artistin unik në fushën e arteve krijuese me nje opus multidisiplinar.

Kliko për më shumë:

Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin (më shumë, nga Rtv21)

Akademi Mirënjohjeje (më shumë, nga Rtk )

Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin, artistin unik në fushën e arteve krijuese me një opus multidisiplinar (më shumë, nga prointegra.ch)

U nderua Shyqri Nimani në 80 vjetorin e lindjes dhe 60 vjetorin e krijimtarisë (më shumë, nga albinfo.ch)

Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin, artistin unik në fushën e arteve krijuese me nje opus multidisiplinar (më shumë, nga botasot.info)

Akademi Mirënjoheje për Nimanin, Artisti unik në fushën e arteve krijuese (më shumë, nga Rtk live)

Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin, artistin unik në fushën e arteve krijuese me nje opus multidisiplinar. (më shumë, nga GjakovaPress, faqe 10, 11).

ABSM ne Basel dhe Gjakovë perkujton Pjeter Rodiqin

http://gjakovapress.info/gjakovapress-numer-139/  faqe :24/25

Trajnim dhe arsimim të mëtutjeshëm në ABSM

ABSM ofron praktikë interesante në këtë fushë:
Migrimi – integrimi

ABSM, një qendër që nuk mund të anashkalohet, kur flitet për integrimin në regjionin e Bazelit

https://www.albinfo.ch

Up With people në Gjakovë

Një mbrëmje e paharrueshme me Çun Lajçin dhe Bubulinën e tij

Takime të frytshme mes një delegacioni të Gjakovës dhe kantoneve të Baselit:

Vizitë e frytshme e një delegacioni të OCDE-së në ABSM, në Bazel

ABSM përmbyll me sukses vitin shkollor 2017/2018

ABSM në Bazel, një adresë e respektuar nga të huajt dhe vendasitLink 

02.07.2016 Ballina / Aktualitete / ABSM-ja, vatër shkollimi emigrantësh me përkatësi të ndryshme

ABSM-ja, vatër shkollimi emigrantësh me përkatësi të ndryshme

Kjo qendër për arsimim e këshillim me seli në Bazel (që zhvillon veprimtari edhe në Kosovë), e që drejtohet nga Skender Nikoliqi, për afro dy dekada ka ndihmuar qindra shqiptarë me të migruar në Zvicër

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Qendra për Arsimim dhe Këshillim (ABSM), me seli në Bazel të Zvicrës dhe me angazhim dhe veprimtari edhe në Kosovë, kryesisht në Komunën e Gjakovës, këto ditë, në kuadër të përfundimit të vitit shkollor  mbajti ceremoninë e saj tradicionale të përfundimit të kurseve, projekteve dhe programeve për vitin 2015-2016, me që rast u bë edhe dorëzimi i  certifikatave gjegjëse.

Në këtë manifestim, mbajtur në Bazel, shin të pranishëm edhe drejtues dhe anëtarë të Bordit; përfaqësues nga institucione kantonale dhe vendore në Basel, nga kompani dhe OJQ partnere, e tjerë. Në vijim pjesëmarrësit ndoqën një program të zgjedhur muzikor, përgatitur nga profesori i muzikës Christian Cabernard dhe nxënës të klasës së tij.

Më pastaj në emër të Bordit të ABSM-së të gjithë të pranishmit i përshëndeti me një fjalë tejet përmbajtëse, anëtari i kryesisë së Bordit, magjistri shkencave juridike, Nazmi Jakurti.  Në fillim z. Jakurti e ktheu kujtesën 19 vite më parë, kur u krijua ABS-ja, falë inisiativës, përkushtimit dhe përpjekjeve këmbëngulëse të një grupi të gjerë të miqve dhe mbështetësve, të kryesuar nga zoti Skender Nikoliqi, e tjerë. ABSM-ja u bë gjithnjë e më shumë, nga viti në vit, një qendër humanitare dhe shkollimi, shprese dhe mundësish për mijëra njerëz nga vende, gjuhë, kultura, mentalitete dhe tradita të ndryshme të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, të përfshirë nga luftërat civile dhe me shtete fqinj.

Në vijim, folësi, u shpreh se drejtuesit dhe anëtarët e Bordit të ABSM-së, si dhe të gjithë specialistët dhe mësimdhënësit e angazhuar prej saj, kanë të drejtë të ndjehen krenarë dhe të lumtur. Ata i kanë ndihmuar mijëra njerëz me kurset e organizuara për t’u bërë të aftë në punë dhe në jetë, për t’u integruar sa më shpejt dhe më shumë në Zvicër dhe në vende të tjera, për një jetë në paqe, siguri, mirëqeni e  dinjitet.

Kursistë me prejardhje nga 57 shtete

Tani mund të flasim shkurtimisht me gjuhën e shifrave dhe të fakteve. Kështu, për vitin arsimor  2015-2016, ndoqën  kurset për gjuhën gjermane dhe integrimin 573 vetë nga 57 vende apo shtete të ndryshme të botës. Edhe këtë vit kursantët nga Kosova ishin më të shumtë, duke u radhitur në vendin e parë për pjesëmarrje. Çerdhen dhe kopshtin pranë ABSM e frekuentuan 121 fëmijë nga mosha 1 -7 vjeç.  Kursantët  që përfunduan kurset  u nderuan me certifikata, me nga një tufë me lule dhe me duartrokitje . 13 pjesëmarrës të kurseve u nderuan me certifikatë edhe për pjesëmarrjen më të rregullt, nga 85-100 % të ditëve të zhvillimit të kurseve. Mes tyre janë edhe kursantët me origjinë nga trevat shqiptare, Liridona Veliu, Gent Osmani, Donjeta Krasniqi, Puntorie Ademi, Yllka Nushi, Astrit Kolgeci, Fexhrije Latifi, e tj. Rezultatet pozitive që u arritën në kurset e sezonit 2015-2016 evidentojnë edhe punën me përkushtim dhe cilësi nga udhëheqësit e kurseve, Dominique Carbernard, Arijanita Muça, Jan Eberhardt. Gerry Hubacher, Remco Fischer,etj.

Kosovarja përfituese e certifikatën zvicerane për fëmijë

Një përgëzim i veçantë u adresua për Igballe Salihun me origjinë nga Kosova, drejtuese e grupit të lojërave dhe të përkujdesjes për fëmijë. Në bazë të shkollimit të saj pranë ABSM-së ajo mori certifikatën zvicerane të aftësisë për fëmijët që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe u vlerësua për angazhimin, përkushtimin dhe dashurinë e sinqertë ndaj fëmijëve.

Sipas traditës tashmë 19 vjeçare, ambiciet dhe projektet e drejtuesve të ABSM-së dhe të të gjithë ekipit të angazhuar prej saj, janë edhe më të shumta.

Kurse gjuhe e muzike

Nga mesi i muajit gusht 2016 do të fillojnë kurset e reja, të gjuhës gjermane, Aspecta, Konkret, Takimi und „Deutsch Willkommen“, në nivelet gjuhësore  A1 – B2. Ndërsa nga janari 2017, nën drejtimin e mësuesit të njohur të muzikës, Arsim Leka, do të zhvillohet kursi i ri për muzikë, i cili ndihmon edhe pasurimin e njohurive dhe të aftësive për gjuhën dhe kulturën gjermane. Ky kurs do të jetë njëherë në javë, kryesisht për fëmijët e kopshteve dhe të klasave të para. Në të fëmijët mund të këndojnë dhe luajnë me instrumente të ndryshme. Pas pushimeve verore, më 21 gusht 2016, në kompleksin sportiv Schützenmatte do të organizohet veprimtaria tradicionale „Sporti flet një gjuhë“, e shquar për program të larmishëm dhe për pjesëmarrje masive, edhe nga fushat e artit, sporteve, politikës, e tj.

«Takimi», një kurs i gjuhës gjermane për nënat shqiptare

Me këtë rast u përmend se «Takimi» është një kurs i gjuhës gjermane dhe i integrimi për gra shqipfolëse me përkujdesje të fëmijëve. Kursi ofrohet për gra me ose pa fëmijë, të cilat kanë ardhur në Zvicër në moshë madhore përmes martesës apo bashkimit familjar dhe si pasojë e situatës familjare, si gra shtëpiake dhe nëna nuk kanë pasur mundësi të kenë kontakte me mjedisin gjermanofolës apo të mësojnë gjuhën gjermane.

Ky kurs ju ka mundësuar femrave shqiptare që të mësojnë më shumë për jetën e vendit ku jetojnë. Në mbyllje të kësaj

veprimtarie  organizatorët dhe i ekipi ABSM kishte përgatitur një aperitiv të pasur dhe të shijshëm. Duhet theksuar fakti se disa pjesëmarrës në kurse dhe studentë, kishin sjellë specialitete nga kuzhinat tradicionale të vendeve të tyre të origjinës.

Në përmbyllje do theksuar se Qendra për Arsimim dhe Këshillim të emigrantëve e Bazelit, që daton nga viti 1997 e që drejtohet nga Skender Nikoliqi, deri më tash ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në shkollimin dhe integrimin e shqiptarëve. ( Ca pamje nga aktiviteti i mbajtur në Bazel)

Nga Rexhep Rifati 1.07.2016