Njoftim për media

Komunikatë për shtyp

Basel, më 19.12.2014

GjakovaBasel takimi më 30 dhe 31 janar, platformë informative me temë kryesore Kosovën dhe Zvicrën në Gundeldingerfeld, Basel.

Çka e lidh Kosovën me Zvicrën? Çfarë perspektive të bashkëpunimit ka në këto vende? Organizata GjakovaBasel mban më 30 dhe 31 janar 2015 një aktivitet informativ dhe promovues me temë kryesore Kosovën dhe Zvicrën, në hapësirat e Launchlabs në Gundeldingerfeld. Kontaktet direkte dhe informata të prezantuara në mënyre atraktive përgjatë eventit, do të tregojnë për potencialin që ka Kosova, i cili mund të rritet edhe më shumë me bashkëpunimet me partnerë në Zvicër. Takimi i GjakovaBasel do të mbahet për herë të parë në 2015 në këtë formë dhe do tʾi prijë projekteve dhe bashkëpunimeve të ardhshme e të reja vitin tjetër. Eventi ofron të papritura dhe gjëra fantastike dhe ju lejon vizitorëve të kenë një pamje më të gjerë rreth shtetit më të ri në Evropë.

Mbi 50 partnerë të projekteve dhe përfaqësues e pjesmarrës nga fushat e turizmit, ekonomisë, kulturës, arsimit dhe edukimit, organe shtetërore dhe OJQ të të dyja shteteve do ti orientojnë vizitorët e interesuar mbi përvojat e tyre praktike, rreth projekteve aktuale, planeve konkrete dhe ideve potenciale të bashkëpunimit në fushat e ndryshme. Kombinimi mes një ekspozite dhe një panairi mundëson që ky takim të jetë një vend ideal ku përfaqësues të sektorit publik apo udhëheqës dhe inicues të projekteve, ndërmarrje, institucione kulturore mund të vënë kontakt me partnerë potencial, ekspertë, qendra profesionale dhe të marrin pjesë në diskutime të ekspertëve ose të ju prezentojnë publikut planet apo projektet e tyre. Pikë kryesore e këtij takimi është shkëmbimi i ideve. Takimi organizohet në një sallë me skenë të madhe dhe hapësira për takime të ndryshme e zona për debate.

Gjatë ditës planifikohet të ketë prezantime, shfaqje dhe atraksione të grupuara në njërën nga këto fusha : turizëm, biznis, rinia/edukimi, shëndetësia, sektori publik/OJQ dhe kultura.

Për vizitorët gjatë ditës hyrja është pa pagesë. Për ushqim do të përkujdesen shtandet te ndryshme me specialitete nga te dy kuzhinat.
Lista e pjesmarrësve dhe përmbajtja e programit do të jetë e gatshme në fillim të janarit.
Për gala mbrëmjen e koncertit dhe për “Aperitifin me shokët e GjakovaBasel” hyrja është me pagesë respektivisht me rezervim. Biletat për mbrëmjen gala mund ti rezervoni prej 9 janarit online në webfaqen tonë.

Informata të tjera i gjeni në webfaqen www.gjakovabasel.com ose direkt nga Georg Fankhauser, President i GjakovaBasel (e-mail: georg.fankhauser@gjakovabasel.com tel.+41(0) 79 959 65 58).

GjakovaBasel

Edisonstr.5
CH-4053 Basel