Masterklasa në Promenois në verë të 2014

Për herë të parë këtë vit do të bëjmë një masterklasë 12 ditore me 16 të rinjë kosovarë në Promenois, Burgund të Francës.

Menaxhimin e përgjithshëm do ta kenë Nils Ullner (Professor i violoncelit) për harkorët dhe Hanna Hjort për solokëndim. Nga Kosova do të vijnë profesorët : Pëllumb Vula për klarinetë, Lejla Beqiri për flautë dhe Adhurim Grezda për solo këndim. Projekti sponzorizohet dhe organizohet (rreth 70%) prej Dorothea dhe Georg Fankhauser. Mbështetje deri më tani kemi prej: Ambasadës zvicerane në Kosovë, drejtoria për kulturë në komunën e Gjakovës, fondacione private në Zvicër. Rekomandime dhe përkrahje të tjera janë të mirëseardhura.

Puna me orkestër dhe këndimi janë prioritare. Projekti ka të bëjë me një punë intensive me të rinjtë e orekstrës, të cilën Pëllumb Vula i dirigjon dhe i udhëheq në mënyrë kreative që prej 4 vitesh. Do të ketë prova të përgjithsme dhe individuale dhe në fund të javës së parë do të mbahen edhe dy koncerte, njëri i hapur për publik në Arnay-le-Duc dhe njëri i mbyllur si përfundim i master klasave në kështjellën Promenois. Shumica e pjesmarrësve e përfundojnë shkollën e mesme të muzikës këtë vit, prandaj master klasat do të ju mundësojnë një përgatitje sa më optimale për në universitet.

Java e dytë do ti kushtohet më tepër muzikës së mrekullueshme popullore kosovare. Përsëri do të ketë një koncert, këtë herë open air, në Clomot. Përveç kësaj në javën e dytë do të vizitojmë edhe qytetin Burgund, kishën romane, Dijon, Beaune etj. Para kthimit për Prishtinë, të rinjtë do të qëndrojnë për pak ditë në Basel dhe do të takohen me të afërm, shokë dhe shoqëri nga projektet e kaluara.

Me veprat e përpunuara do të organizohet në shtator një koncert në Prishtinë dhe Gjakovë.

Masterklase 2014 me Nils Ullner në Château de Promenois