Familja Gojani

Z. David Gojani , me origjinë  nga  fshati Marmull , Komuna e Gjakovës,  për tetë vite ka jetuar e punuar në Lucern të Zvicrës – ka punuar më së shumti në ndertimtari.

Gjate kësaj kohe sa jetoi në Zvicër , arriti të kishte shumë miq dhe të ndërtonte një jetë të mirë ; por kurrë nuk kishte ndalur  ëndërrën e tij , që ishte me kilometra larg në shtëpi ,në fshatin Marrmull afër Lumit Drini , me pamje magjepsëse të natyres. Ëndërra e tij ishte “të ndërtonte farmën e tij “.

Në vitin 1993, kthehet nga Zvicra dhe ndërton një farm të vogël me lopë qumështore- në ate kohë me vetem tetë lope, duke shitur qumesht të freskët. Në rrugën për të bërë ëndërrën realitet , u shoqërua nga gruaja e tij  Francika, e cila i dha nje ndihmë të jashtëzakonshme. Sot  ccifti ndanë pergjithësitë  përbrenda kompanisë – Francika është menaxhere e prodhimit , derisa Davidi merret me shitjen dhe furnizimin.

Për zgjerimin e farmes Familja Gojani, në ate kohë morrën një grant nga organizata  CDF (Community Development Found), për blerjen e paisjeve të përpunimit të qumështit, që ju ndihmoi të zgjerojnë biznesin dhe të rrisin prodhimet e qumështit si : djathi dhe jogurti. Për më tepër me investimet vetanake familja themeloi piken e grumbullimit të qumështit me kapacitet prej  3000 litra/ditë për grumbullimin e qumështit nga fermerët nga fshatrat përreth.

Ne vitin  2014, Kompania  “DONI 3”, me pronar familjen Gojani fitoi grantin me vlerë € 190,000 nga Ministria e Bujqësisë për bashkëfinancimin e ndërtimit të qumështores. Familja investoi në blerjen e tokës për ndërtimin e qumështores, derisa me grant do të financohet blerja e paisje ve për fabrikë. Familja tani ndjen se ëndërra po bëhet realitet.

Familja Zefaj

Në fshatin Moglica, Komuna e Gjakovës, znj. Luljeta dhe z. Pren Zefaj po kënaqen me të mirat e punës së tyre. Familja me shumë vështirësi ka filluar një farmë të vogël, në fillim me nëntë lopë qumështore. Pren ka punuar në sezon në Zvicer, ashtu që të fitojë aq për investimet në farmë. Në të njëjtën kohë,  znj. Luljeta, ka  vazhduar të kujdeset për farmen dhe familjen në shtepi. Ajo është një shembull tipik i një zonje me prioritete të shumëfishta, dhe ndarje të përgjithësive. Sot ata numërojnë tridhjetë lopë qumështore në farmën e tyre  dhe shesin qumështin prodhuesve më të mëdhenjë në vend. Ata janë pronarë të punës së tyre.